PD: Edi Rama pranoi se është në krye të përgjimeve

Partia Demokratike reagoi pasditen e sotme pas deklaratë së Kryeministrit Edi Rama për pezullimin e kreut të Policisë së Shtetit. PD thote se Rama po sulmon prokurorinë. Ndërsa shton se me qendrimet qe ka mbajtur Kryeministri, ka pranuar se eshte ne krye te pergjimeve.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Edi Rama ka sulmuar sot Prokurorinë me një letër tipike nga ato që bën për Elvis Rroshin, pikërisht pasi drejtësia kapi në shkelje të ligjit Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe disa vartës të tij, për përgjimet e paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama duhej sot ti kërkonte ndjesë popullit të tij, qytetarëve, sepse u vërtetua që pajisja e përgjimit është futur në mënyrë të paligjshme dhe është përdorur në mënyrë të paligjshme. E në vend të kësaj, ai i kërkon një falje të pakërkuar, të panevojshme qeverisë italiane, duke e kërkuar me zor ta beje edhe atë palë në këtë krim shtetëror. Ne e dimë mirë se drejtësia atje, opinioni publik, mediat, shoqëria civile do të reagonin me forcë nëse një pajisje e paligjshme do kishte hyrë në territorin e tyre, pa u deklaruar, dhe do të përdorej pa autorizimin e Prokurorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama duhej sot të dorëzonte Saimir Tahirin, e të hiqte kështu pengesën që ka drejtësia për të bërë hetim të plotë e të gjithanshëm për këtë skandal mbi skandalet.

Por ai bën krejt të kundërtën. Sulmon institucionin e prokurorisë, sulmon drejtësinë, vetëm e vetëm për të mbrojtur paligjshmërinë dhe krimin shtetëror.

Edi Rama u vetëdenoncua se është ai në krye të përgjimeve të paligjshme.

Dhe prandaj kërkon ta mbrojë krimin deri në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?