PD, gati ”grupin e gatshëm”, për zgjedhjet në Dibër
Partia Demokratike merr masa për atë që ajo e konsideron, blerjen e votës për zgjedhjet mbi kryebashkiakun e Dibrës.
E djathta ka ngritur struktura të posaçme që do të verifikojnë e monitorojnë cdo kërcënim, blerje apo shantazh që do të bëhet për votën.
Një pjesë e strukturës, përbëhet nga ish-punonjës policie. “PD ka ngritur një strukture të posacme e cila do të ketë si mision monitorimin verifikimin dhe denoncimim e shantazhit, blerjes së votës apo kërcënimeve në Bashkinë e Dibrës. Kjo strukturë përbëhet nga mbi 100 persona, një pjesë e mirë e tyre ish-punonjës policie”, u shprehën burime nga PD.
Sipas të njëjtave burime, “Në ditët e fundit, para zgjedhjeve dhe ditën e votimit, kësaj strukture do t’i shtohet dhe Korpusi Rinor ‘Azem Hajdari’ të cilet do të kujdesen për ruajtjen e votës dhe moslejimit të shantazhimit të votuesve, blerjes së votës dhe kërcënimit sic ka ndodhur në zgjedhjet e 2015”.
KOHA JONË SONDAZH

