PD: Gjyqin e 8 Dhjetorit e fituam ne, pretendimet një riciklim mbetjesh

Partia Demokratike ka deklaruar se “pretendimi i Erion Veliajt se paska fituar gjyqin me PD në lidhje me protestën e 8 dhjetorit, është një riciklim mbetjesh e mashtrimesh të ulëta”. 

Me anë të një deklarate per shtyp, PD-ja thekson se:“Gjykata Administrative vendosi shfuqizimin e të 7 akteve të Erion Veliajt, pra shfuqizoi pretendimet e tij sikur protesta popullore kishte shkaktuar 172 milionë lekë dëme në qytet. Gjykata e gjeti të paligjshëm dhe të pabazuar në prova pretendimin e Veliajt, të bërë edhe publik me njoftimin që bëri me 8 Dhejtor 2015, ku ai kakariste se do ta detyronte PD-në të paguante çdo qindarkë”, thuhet në deklaratën e opozitës.

PD thotë se gjykata pranoi argumentimin e përfaqësuesve të saj se “dëmet ishin fryt i fantazisë së Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe se ato nuk kishin ndodhur në të vërtetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për më tepër, gjoba që Veliaj i vendosi protestës popullore, ishte një falsifikim i pastër, shkelje e rëndë ligjore, për të cilën ai duhet të ndiqet penalisht, pas kallëzimit që ka bërë polici bashkiak, të cilit iu falsifikua firma”, mbyll deklaratën Partia Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?