PD, Guxholli: Rama pranoi rritjen e energjinë, reagon PS, Gjylameti: Gënjeshtër!
Natyrore në PD, Zana Guxholli, tha se rritja e çmimit do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë. Sipas saj rritja e çmimit të energjisë vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar. – “Edi Rama më në fund e pranoi zyrtarisht, me zë e me figurë, se do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike. Rritja e çmimit sipas qeverisë do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 përqind më shumë. Ky çmim i ri i qeverisë do të prekë 75 përqind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur. Edi Rama për shumë javë la në errësirë jo vetëm mijëra familje të pamundura për të paguar energjinë, por la në errësirë edhe projektin e saj për rritjen e çmimit. Më në fund e vërteta u bë me zë. Rritja e çmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më pak”, u shpreh Guxholli. Në kundërshtim me atë që ishte premtuar në fushatë, sipas Guxhollit, Edi Rama po rrit çmimin e energjisë dhe ngarkon qytetarët me fatura abuzive. – “Edi Rama premtoi në fushatë ulje drastike të çmimit të energjisë, por në fakt po e rrit. Jo vetëm po rrit çmimin, por me fatura abuzive në kurriz të qytetarëve po mbulon gropën financiare me aferën korruptive 600 milionë euro që firmosi me kompaninë CEZ. Edi Rama i fali kompanisë çeke 600 milionë euro, fatura të njohura e të papaguara, dhe nuk i fal qytetarëve shqiptarë të paktën kamatëvonesat”, u shpreh Drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore e PD-së. Më tej Guxholli akuzoi kryeministrin se “po rrit çmimin dhe po e menaxhon energjinë me hajdutë të paskrupullt e me persona me precedent penalë”. “Rritja e çmimit të energjisë që ka planifikuar Edi Rama, vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar. Rritja e çmimit të energjisë, vjen në një kohë kur pagat dhe pensionet kanë mbetur po ato, madje mund të thuhet se janë ulur për shkak të rritjes së kostos së jetesës”,- u shpreh në reagimin e saj, Suzana Guxholli, e cila ka paralajmëruarse qytetarët nuk do ta lejojnë këtë dhe qeveria do të përballet me protesta popullore.
Reagimi i Partisë Socialiste, Gjylameti: PD-ja gënjen, do të ketë mesatarazim të energjië
Pas akuzave që u lëshuan nga selia e PD-së, se qeveria ka pranuar rritjen me 22% të çmimit të energjisë elektrike, i menjëhershëm ishte reagimi i PS-së. Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, tha se PD-ja ka një problem serioz me shifrat, si kur ishte në pushtet ashtu edhe tani që wshtw në opozitë, duke sulmuar drejtuesen e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore në PD, Zana Guxholli, se ka qenë pikërisht ajo që e këshillonte gabimisht ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e zhytur sektorin e energjisë në borxhe të mëdha. – “Sot zonja Guxholli, pikërisht ajo që e këshillonte Berishën se si ta zhyste sektorin energjetik në borxhe prej 150 milionë dollarësh në vit, pretendon mbi rritjen e çmimit të energjisë prej 22%. Ndërkohë që dje, qeveria shqiptare e tha me zë e me figurë, se kërkon as më shumë e as më pak se mesatarizimin e çmimit të energjisë”, – u shpreh Gjylameti. Deputetja e PS-së, në kundër-reagim, është ndalur edhe tek deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi çmimin e naftës, duke thënë se ai i gënjeu shqiptarët. Sipas saj, çmimi i naftës në vendet e Evropës është ulur njësoj sa në Shqipëri. – “Problemit me shifra nuk i shpëton as Lulzim Basha që dje i gënjeu shqiptarët duke u thënë se çmimi i naftës në Europë është ulur 40%, kurse në Shqipëri jo. Të dalë e të na tregojë zoti Basha një vend të vetëm në Europë ku çmimi është ulur 40%. E vërteta është se në Itali, Francë, Greqi, Maqedoni dhe në Europë në përgjithësi, çmimi i naftës është ulur në tre muajt e fundit 4-5%, ekzaktësisht sa është ulur edhe në Shqipëri. I kërkojmë opozitës që të paktën të mos gënjejë kaq hapur e të mos harrojë kaq shpejt se personat përgjegjës të krizës ekonomike që trashëguam, janë ata vetë, Partia Demokratike dhe qeverisja e tyre 8-vjeçare”, – deklaroi Gjylameti.