PD “harron” të ftojë Mesila Dodën për 8 Dhjetorin

Deputetja demokrate tha se nuk mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga PD, pasi nuk e kishte ftuar njeri.

Për këtë arsye, ajo është shfaqur sërish në krah të Shpëtim Idrizit, por ka kërkuar të shmanget çdo keqkuptim se ajo mund të kalojë me partinë e drejtuar nga Idrizi.

Mesila nuk ka kaluar as ne PDIU, as ne ndonje force tjeter politike, por mbetet një nga anëtaret e Lëvizjes Studentore, dhe mbetet në ballë të lëvizjes për dekomunistizimin e Shqiperise. Mos hapni këtë lajm i cili dëmton”, tha ajo për Top Channel.

Ndërsa pyetjes përse nuk ishte në aktivitetet e organizuar nga PD, ajo iu përgjigj:

Shkoni dhe pyesni se kë kanë ftuar, sepse mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë, madje kam pyetur edhe deputetë të tjera dhe më kanë dhënë të njëjtën përgjigje. Po të më kishin ftuar do të kisha shkuar me shumë dëshirë”./

SHKARKO APP