PD i përgjigjet Berishës: Mashtroi shqiptarët për terrorin e ushtruar më 8 janar
Partia Demokratike ka publikuar pamje nga protesta e 8 janarit në selinë e PD, duke akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka mashtruar hapur shqiptarët për terrorin e ushtruar.
Sipas PD, Berisa ishte nxitësi kryesor i dhunës në protestën përpara zyrave qendrore të Partisë Demokratike.
Reagimi i plotë i PD:
Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.
Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota.
Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.