PD i përgjigjet Ramës për listat e hapura: I tmerruar nga rotacioni
Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me listat e hapura, që është pjesë e diskutimit për reformën zgjedhore.
Teksa ka sulmuar Ramën, PD risjell në vëmendje një deklaratë të bërë nga ministri Damian Gjiknuri për këtë temë në datën 19 qershor të këtij viti. Sipas PD-së, Rama është i frikësuar dhe i tmerruar nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen i pushtetit.
REAGIMI I PD
Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin?
DEKLARATA E GJIKNURI NË 19 QERSHOR 2020:
Ne, përshembull, si Parti Socialiste, të themi të drejtën, publikisht nuk kemi qenë partizanë për listat e hapura. Mbase do të vijë dita që do ketë lista të hapura, kur do të pendohen për listat e hapura. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë, që nuk do t’jua marrë mendja.
DEKLARATA E GJIKNURIT NË 21 MAJ 2020
Po të hapim lojën e sistemit, në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë.Nëse hapim lojën e sistemit, që nuk po them se s’ka ardhur momenti që ta hapim tani, ne nuk mund ta zgjidhim dot tani. S’mund të zgjidhet kjo, kur gjysma e elektoratit është në rrugë, kur një pjesë tjetër këtu dua sepse “unë kam votat, do të të bllokoj”, nuk zgjidhet, do klimë të qetë ajo. Bëhet fjalë për themelet e Republikës sonë.
https://www.facebook.com/partiademokratike/posts/10158403220889909