”PD-ja nuk e anëtarësoi vendin në NATO”, Rama: BE-ja nuk e bën këtë hap me natyrë strategjike

Kryeministri Edi Rama, thotë se nuk është meritë e PD-së anëtarësimi i vendit në NATO, por që ishte një vendim strategjik i SHBA-së. Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha edhe se BE-ja nuk bën një hap përpara strategjik për hapjen e negociatave.

“Arritjen që ta çojmë Shqipërinë në humnerë nuk e kemi. Që ta bëjmë një vend qesharak, ku të huajt hynin dhe dilnin nuk e kemi çuar. Kjo është situata e 2013.

Shqipërinë në NATO nuk e anëtarësoi PD. Shqipërinë në NATO e anëtarësuan SHBA-të, e futëm me forcë në NATO. Janë çështje shumë të qarta për të njëjtën arsye. Në atë kohë, SHBA-të vendosën që të bëjnë një hap me natyrë strategjike, për të njëjtën arsye jemi tek pragu i derës në BE.

BE nuk e bën një hap me natyrë strategjike, sepse kur vijmë në këtë pikë, nuk është më e rëndësishme se çfarë ke bërë ti, është e rëndësishme se sa duan ata që ti të jesh pjesë”.

SHKARKO APP