PD: Kallëzim penal ndaj Shullazit, kërcënoi Bashën

Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi, ka paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallëzimin penal ndaj shtetasit Emiljanio Shullazi, pas kërcënimit që i ka bërë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

“Thuaji kryetarit tënd të mos e përmendë më emrin tim. Nuk do t’i ketë mirë punët me mua. T’i bëjë mirë llogaritë!”, ky mesazh është thelbi i dëshmisë qe beri në prokurori deputetja së PD-së, Voltana Ademi.

Deputetja e PD-së, Ademi, ka treguar rrethant e ngjarjes duke u shprehur  se “kam qënë në një kafene kur më është afruar personi që ajo thotë se ishte Emiljano Shullazi dhe me ka përcjellë mesazhin kërcënues për kryetarin e PD-së.  Prokuroria nga dita e djeshme ka konfirmuar zyrtarisht padinë për kërcënimin për kryetarin e PD-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike një ditë më parë, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për lirimin nga burgu të Emiljano Shullazit, ndërsa zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se ka nisur padi për shpifje ndaj Arben Ristanit, pas padisë së parë ndaj nënkryetarit të PD-së, Edi  Paloka, po për shpifje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?