PD: Kemi çmimin e naftës më të shtrenjtë në botë

naftës të lidhura me Edi Ramën dhe Ilir Metën”, tha Teliti.

Ai u shpreh se çdo qytetar shqiptar që paguan sot naftën më të shtrenjtë në botë, duhet të kujtohet se paratë po i nxjerr nga xhepi vetëm për një arsye, për interesat e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Interesat financiare të dyshes Rama-Meta sundojnë sot tregun në vend dhe kjo është e vetmja arsye pse nafta në gjithë botën është 40 përqind më e lirë, vetëm në Shqipëri vazhdon të jetë njësoj e shtrenjtë. Vazhdon të ketë çmimin më të shtrenjtë tek ne, dhe kjo tarifë bëhet katastrofike po të kemi parasysh se fuqia blerëse e jona është 3 herë më e vogël se mesatarja e Bashkimit Europian”, tha këshilltari i PD-së.

Teliti e ka cilësuar korrupsion qeveritar, mosreflektimin e çmimit botëror të naftës në tregun vendas dhe i ka quajtur taksidarë mizorë ata që vjedhin qytetarët shqiptarë.

“Ky është një skandal i pandodhur më parë, një korrupsion i pashembullt qeveritar që vjedh drejtpërdrejtë çdo ditë ekonominë dhe çdo qindarkë të shqiptarëve. As në mesjetë, nuk kishte taksidarë kaq mizorë. Afera e pistë me naftën është tipari i kësaj qeverisje, fytyra e oligarkisë Rama-Meta. Kjo është nëpërkëmbje e qytetarëve. Ndaj qytetarët janë në Protestë. Dhe protestë do të ketë derisa të ketë drejtësi, punë dhe dinjitet për qytetarët”, u shpreh këshilltari i grupit parlamentar të PD-së për financat, Dorian Teliti.

SHKARKO APP