Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 10:12 3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja Të paktën tri kompani kineze kanë ndërprerë bashkëpunimin me Kylian Mbappé, pas disa deklaratave të futbollistit francez që dyshohet se lidhen me Mao Ce…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni menjëherë përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

Politikë E premte, 30 Maj 2025 21:09
PD kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni menjëherë përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gazment Bardhi, në emër të grupit parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Më poshtë letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

I nderuar z. President i Republikës, me shumë shqetësim dhe në shkelje flagrante të parimit të neutralitetit politik të Institucionit të Presidentit të Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me faktin e përfshirjes së Kabitetit tuaj në procesin elektoral për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës dhe Institucioni i Presidentit të Republikës është organ kushtetutes i pavarur, pa asnjë rol në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirëpo në kundërshtim me këtë përgjegjësi Tuajën dhe të Institucionit të Presidentit të Republikës, rezulton e provuar përfshirja në procesin e administrimit të zgjedhjeve përmes Këshilltarit tuaj Ligjor z. Ilirjan Rusmali, në rolin e anëtarit të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për vetë rolin dhe përgjegjësinë që ka KAS në procesin e zgjedhjeve, mënyrës ligjore të zgjedhjes së anëtarëve të tij , si dhe procesit kushtetues të zgjedhjes së Presidentit të Republikës apo përgjegjësive të mëvonshme kushtetuese të Presidentit të Republikës lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, angazhimi i Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve në fazë të mëhershme , është një ndërhyrje flagrante antikushtetuese e Institucionit të Presidentit të Republikës në zgjedhje.

Kjo ndërhyrje e Juaja apo Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor bie ndesh me nenin 86 të Kushtetutës, ku theksohet se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Përmes angazhimit të Kabinetit tuaj në procesin e administrimit të zgjedhjeve Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e përfaqësimit të unitetit të popullit.

Ndërhyrja juaj në procesin zgjedhor, përmes Kabinetit tuaj, minon figurën e Presidentit të Republikës dhe e bën atë palë të certifikimit të një farse të plotë elektorale, sic provoi edhe Raporti Paraprak i Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, ku theksohet shkrirja e shtetit me partinë në pushtet. Është e papranueshme që shkrirja e shtetit me partinë në pushtet të shtrihet deri tek figura e Presidentit të Republikës apo Institucioni i Presidentit të Republikës. Kjo dëmton në mënyrë të pakthyeshme rolin dhe përgjegjësinë tuaj si Kryetar i Shtetit, si institucion kushtetues mbi palët politike apo si unifikuesin e popullit.

Nëse Institucioni i Presidentit të Republikës në kundërshtim me Kushtetutën ka vendosur përfshirjen aktive në procesin zgjedhor apo të shkrihet me partinë në pushtet, ky akt përbën një atentat ndaj demokracisë dhe vetë Kushtetutës, ku theksohet se “Qeverisja bazhohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”. Nëse partia në pushtet në procesin e certifikimit të farsës zgjedhore ka edhe përfshirjen aktive të Institucionit të Presidentit të Republikës, përmes angazhimit të Kabinetit tuaj, atëherë vija ndarëse mes shtetit dhe partisë shkelet në mënyrën më flagrante.

Z. President i Republikës,

Në përputhje me rolin Tuaj kushtetues ju duhet të sqaroni nëse keni autorizuar përfshirjen e Kabinetit tuaj në certifikimin e “zgjedhjeve”, nëse qëndrimet e Kabinetit tuaj në sulmin publik ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike në KQZ përfaqësojnë edhe qëndrimet e Presidentit të Republikës, si dhe të ndërprisni menjëherë përfshirjen/angazhimin Tuaj, përmes Kabinetit, në procesin e administrimit të zgjedhjeve, sepse sipas Kushtetutës dhe Ligjit, Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë përgjegjësi të këtillë. Ju keni përgjegjësinë e menjëhershme të ndërprisni shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe të ruani paanësinë dhe neutralitetin politik të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor.

Etiketat e lidhura

begajPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja
Para 5 minutash

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier
Para 10 minutash

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Prapaskena/ Kane e fitoi Topin e Artë me pak pikë diferencë, Rodri “penalizoi” Yamal
Para 11 minutash

Prapaskena/ Kane e fitoi Topin e Artë me pak pikë diferencë, Rodri “penalizoi” Yamal

Media britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë
Para 13 minutash

Media britanike: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 10 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.