PD kërkon kohë për të rishikuar projektligjin e vetingut
Në mbledhjen e sotme të komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, u pa pjesëmarrja e opozitës në kohë dhe gjithçka përfundoi në më pak se një orë. Ajo që u ra dakord është se t’ua kalonin ekspertëve materialin nëpërmjet të cilit do të rishikohet projektligji i vetingut.
“Parashtruam çështjet dhe po punojnë ekspertët tani”, tha shkurtimisht Oerd Bylykbashi.
Partia Demokratike nuk politizoi asnjë nga çështjet e projektligjit të vetingut dhe materiali i saj prej 57 faqesh rreth draftit është një kritikë për secilin nga nenet. Të dyja palët e kanë cilësuar projektin një çështje delikate dhe u kanë dhënë ekspertëve rreth 2 javë kohë për të rishikuar projektligjin e vetingut.
Siç ishte rënë dakort më herët, sapo ekspertët të përfundojnë me zbardhjen e ndryshimeve, Komisioni do të diskutojë edhe dy projektligje të tjera të paketës së emergjencës, atë të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe projektligjin e Prokurorisë Antikorrupsion.
KOHA JONË SONDAZH

