FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në Shkodër, vendimin e KAS e ankimon në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike nuk ndalon në luftën e saj për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. PD-ja ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun e Shkodrës.

Pak ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së për të shpallur pavlefshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në qarkun e Shkodrës.

Mësohet se shqyrtimi i kërkesës së PD-së do të bëhet me 10 qershor ora 11:00. Po ashtu, Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS edhe për qarkun e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?