PD: Kushërinjtë e Tahirit, Habilajt, miq të shefit të kufirit në Dhërmi

 

 

Enkelejd Alibeaj: “Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë. Oficeri Bode e ka marrë mesazhin. Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eshtë provuar publikisht tanimë, dhe e ka pohuar vetë me gojë Tahiri, se makina e tij që shërben si mbrojtje, si garanci e imunitet, është në dispozicion të habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime.
Kjo aferë kriminale, ky skandal i padëgjuar më parë, tashmë është ndërkombëtarizuar. Mediat italiane kanë pasqyruar akuzat tronditëse që rëndojnë ndaj narkoministrit të brendshem shqiptar.

Prokurorët italianë të anti-mafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria drejt vendi fqinj.

Por narko-ministri, zoti AA003GB, bën krenar Edi Ramën me gjithë këto bëma.”

“Çdo ditë në detyrë e narko-ministrit është një ditë më shumë në kalendarin e krimit dhe drogës” akuzoi Alibeaja duke nënvizuar se “ vetëm largimi i tij i menjëhershëm i hap rrugë drejtësisë dhe heq njollën e turpit, korrupsionit e inkriminimit, me të cilën narkoministri ka ndotur punën, përpjekjet dhe sakrificat e mijëra efektivëve të policisë së shtetit.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?