PD mbështet kandidaturën e ish-zv/kryeministres të PS-së, Senida Mesi për Bankën e Shqipërisë

Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen ndaj kandidaturës për Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të Senida Mesit. Ajo ka qenë zv/kryeministre dhe deputete e PS-së.

Me 21 vite eksperience pune, nga të cilat 18 vite përvojë pune si drejtuese e lartë në sistemin financiar bankar dhe në administratën publike në ekzekutivin e Qeverisë, ajo zhvilloi seancën e saj dëgjimore pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, si kandidaturë për Anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, profesionist i sistemit bankar dhe akademik, i cili nuk i kurseu vlerësimet për kandidaturën e Mesit. Komisioni për Ekonominë dhe Financat do i propozojë Kuvendit të paktën 3 kandidaturat më të mira për dy vendet e lira në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë për miratim në seancën plenare brenda janarit 2022.

”Unë nuk kam asnjë kompleks për të vlerësuar integritetin profesional dhe moral të zonjës Mesi. Zonja Mesi si profesioniste në sistemin Bankar, e kam njohur gjatë periudhës që unë kam qenë në sistemin Bankar dhe kam konsideratën më të lartë pvr të si profesioniste. Gjithashtu një person që plotëson dhe kriterin eksperiencës akademike, ku mbikqyrja është e rëndësishme të ketë njerëz që vijnë edhe nga akademia, sepse politikat për të cilat banka qëndrore kujdeset kanë domosdoshmërinë të njohin si pikëpamjen teorike dhe atë praktike. Patjetër nëse këtyre të dyjave i shtojmë dhe eksperiencën në administratën publike apo në parlament si përfaqësuese e Shkodrës, e bëjnë të ketë një lloj stature të denjë për të qenë pjesë e kësaj për të cilën zonja po kandidon”.

SHKARKO APP