PD mbledh grupin parlamentar para seancës së orës 18:00
Deputetët demokratë kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje të grupit parlamentar për orën 17:30 për të diskutuar mbi atë çfarë do të bëjnë në seancën e orës 18:00.
Seanca u shty pasi deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa qëlloi me vezë Edi Ramën dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu disa herë seancën.
Edhe pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, ku u mor vendim që Hasa të përjashtohej me 10 ditë, ky i fundit nuk ka pranuar që të lërë sallën.