PD mbledh Këshillin Kombëtar të shtunën
Pas protestës së 8 janarit në selinë blu, Partia Demokratike do të mbledh këtë të shtunë Këshillin Kombëtar. Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi sqaron se pritet të ketë një diskutim për organizimin e Këshillit dhe miratimin e një rregulloreje të brendshme.
Njoftimi i plotë
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD.
Rendi i ditës së mbledhjes është si më poshtë:
1-Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
2-Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
3-Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi