PD mbyll fushatën, Këlliçi: S’ka rrugë të bllokuar që na ndalon. Shqipëria do të jetë një vend më i mirë pas 48 orësh

PD po mban mitingun përmbyllës në Bulevardin e Ri në Tiranë, ku mijëra mbështetës u mblodhën për të mbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Kandidati i PD-së, Belind Këlliçi, akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të penguar pjesëmarrjen në tubim.

”Edi Rama sot, nga paniku dhe frika, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Por demokratët e kanë gjetur mënyrën për të ardhur. Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona”.

Nga ana tjetër, ai u shpreh mirënjohës për të gjithë qytetarët dhe demokratët që kanë qëndruar të palëkundur, duke theksuar rolin e Berishës si misionar i kësaj beteje.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jemi në orët finale të marshimit drejt fitores. Pas vetëm 48 orësh, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo është vepra juaj. Ju, qytetarët e lirë që rezistuat, do ta bëni këtë ndryshim të mundur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?