FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD me dy lista anëtarësh KZAZ-sh, Celibashi: Për KQZ-në ekziston vetëm një PD

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur lidhur me listat e PD-së për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Nga PD-ja janë dorëzuar lista, ndërsa Celibashi theksoi se vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin.

“Për këtë nuk ka sens të them se për kë do vendosim. Më vjen keq që gjendem në këtë situatë edhe pse vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin. S’kemi as interes politik, as simpati politike. Do të duhet të vendosim për këtë, por vendimmarrja do jetë në respekt të ligjit. E them me bindje se s’kemi asnjë lloj droje të vendosim në përputhje me ligjin.

Sa nuk është vonë nga pikëpamja politike dhe ligjore duhet t’i japin zgjidhje. Nuk është KQZ që vendos për gjera që si ka në kompetencë. Është mirë që të gjithë fajtorët institucionalë dhe politikë të angazhohen për të gjetur zgjidhje”, tha Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?