PD: Mësuesit morën urdhër politik për vizitën e Ramës te shkolla në Surrel
Vizita e kryeministrit të vendit, Edi Rama sot në Surrel, në inaugurimin e mjediseve të reja të shkollës ishte lajmëruar që më herët, jo vetëm për të siguruar pjesëmarrje, por edhe përhapje të lajmit përmes rrjeteve sociale.
Anëtari i Kryesisë së PD-se, Kreshnik Çollaku ka postuar sot SMS-në me të cilën mësuesit janë urdhëruar për të shpërndarë aktivitetin e Rames ne Facebook.
Postimi i Kreshnik Çollakut në Facebook:
Ja mesazhi i tij
Sot permes Drejtorit te ZVAT (zyra vendore arsimore tirane),jane urdheruar te gjithe Drejtoret e Shkollave ne Tirane,te detyrojne te gjithe mesuesit e Tiranes te shperndajne ne rrjete sociale aktivitetin e dites se Kryeministrit.
Kjo propogande e neveritshme qe qelb ere nga epoka e Lenka Cukos eshte prove e degradimit te plote te sistemit arsimor,dhunimi flagrant i shtreses me te vyer te shoqerise mesusit,eshte nje prove se ne Shqiperi eshte instaluar Rregjimi. Sjellje te tilla jane te denja vetem per Kore te Veriut.
#NEVERI”.

KOHA JONË SONDAZH

