PD: Negociatat në mirëbesim, fatura jo opozitës

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, raportohet se kreu i PD-së i ka informuar deputetët me negociatat e arritura me ambasadorët.

Por burime për “Koha Jonë”, kanë shprehur se deputeti Eduard Selami është parë i shqetësuar pasi sipas fjalës së tij në mbledhjen janë dy deklarata të SHBA-së kundër opozitës. Por të njëjta burime, u shprehën se kreu Basha i ka siguruar deputetëve që me ndihmën e negociatave të dakordësuara, miratimi i reformës është afër.

Më tej burimi bën me dije se: “Nuk na u bë me dije, thjesht jemi të qetë pasi të gjithë do ta marrin vesh kush nuk e do reformën apo ka ndonjë skenar tjetër. Tashmë askush nuk mund ti faturojë më PD-së gjëra të pamerituara”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?