PD nis fushatën për mbështetjen e Sherefedin Shehut

Partia Demokratike ka nisur fushatën në Dibër, për mbështetjen e kandidatit Sherefedin Shehu në zgjedhjet për kreun e Bashkisë. Demokratët thonë se do të mbrojnë me çdo kusht votën e lirë, dhe se Sherefedin Shehu është figura e duhur që i ka munguar Dibrës.

Demokratët shprehin bindjen për fitoren e Sherefedin Shehut, në krye të bashkisë së Dibrës, duke e cilësuar atë si figurën e duhur që i ka munguar dibranëve për zhvillimin zonës.

Dhurata Çupi, e cila zëvendësoi Shehun pas lënies së mandatit të deputetit për qarkun Dibër, thotë se PD do të bëjë gjithçka që vota e qytetarëve të lexohet ashtu siç ata shprehin vullnetin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e koalicionit të djathtë, Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, thotë se ka ardhur koha që Dibra, por dhe i gjithë veriu të mos jetë më i diskriminuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherefedin Shehu nga radhët e PD-së, kandidon përballë Maharrem Ramës, përfaqësues i Partisë Socialiste. Zgjedhjet e pjesshme ne Dibër do të zhvillohen me 11 shtator, pas skandalit seksual që solli shkarkimin e ish-kreut të Bashkisë, Shukri Xhelili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?