PD nuk e njeh më LSI si Opozitë!
Deputeti Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i PD, tha sot në parlament me tangente dhe ironi se LSI nuk është opozitë!
“Një nga kërkesat që kishim dje, ishte që programi i qeverisë, ai që do diskutohet sot, që është i panjohur për deputetët, do të duhet të kishte një minimum kohe sa të njiheshin deputetët. Sa i përket kërkesës për përbërjen e komisioneve, kemi paraqitur kërkesën dje. Është bërë shpërndarja e deputetëve. Nëse keni dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës, për t’i hequr numrat e opozitës, kjo është çështje që nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë të shpërndarë në komisionet përkatëse. Është çështje tjetër nëse nuk gjeni gjuhën e përbashkët me njeri-tjetrin. Ne kemi paraqitur kërkesën. Mos i bini në qafë opozitës”, tha Alibeaj.
Pra la të kuptojë se LSI nuk merr nga racioni i opozitës për komisionet parlamentare.
Nuk dihet se si do të reagojë LSI, pas kësaj që PD-ja i bëri sot live.