PD nxjerr maturanten për të pyetur Ramën: Përse nuk shkarkohet Elvis Rroshi i dënuar për përdhunim?

Maturantja i kujton Ramës të gjitha dënimet ndaj Rroshit ndërsa e pyet se çfarë duhet të ndodhë tjetër që ta shkarkojë nga detyra e tij.

“Jam Amanda 18 vjeç.
Dua të pyes sot Edi Ramën; përse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?
A nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?
A e ka menduar Edi Rama se duke qëndruar në krah të Elvis Rroshit po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?
Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?
Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Edi Rama ta shkarkojë Elvis Rroshin?”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?