PD nxjerrë bllof propagandën e Ramës. Komisioni i Venecias do takohet me PD dhe LSI
Partia Demokratike ka njoftuar sot se ekspertët e Komisionit të Venecias që do të mbrrijnë të hënën në Tiranë, do të takohen zyrtarisht me përfaqësues të opozitës.
Ditën e sotme, në mediat afër qeverisë, u raportua se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të takohen vetëm me PS-në, Presidentin dhe me anëtarët e të ashtuquajturës opozitë parlamentare.
“Lidhur me lajmin e mbërritjes së ekspertëve të Komisionit të Venecias në Shqipëri, disa media, duke iu referuar një axhende të papërditesuar, kanë njoftuar se Komisioni i Venecias nuk do të takohet me opozitën. Në të vërtetë, takimi me PD dhe LSI është planifikuar te jete ne 10 Shtator, ora 08.00, në Rogner. Përfaqësues të opozitës në takim do të jenë Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha”,- njoftoi sot PD.
KOHA JONË SONDAZH

