PD: Për CEZ do i drejtohemi Kushtetueses dhe ndërkombëtarëve

Duke nisur që nga e java e ardhshme, Partia Demokratike do të ndërmarrë dy nisma paralele për skandalin e CEZ-it.

Së pari, demokratët do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të vendit për të rrëzuar marrëveshjen e shndërruar në ligj nga mazhoranca aktuale për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke, zgjidhje që sipas demokratëve, i kushtoi 600 milionë dollarë taksapaguesve shqiptarë.

Në fillim të javës së ardhshme Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë ligjin, pra marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe CEZ sh. a. Ky akt dëmtoi interesat financiare të shtetit shqiptar dhe ngarkon me borxh të tmerrshëm qytetarët”, deklaroi në një dalje për mediat në orët e mbrëmjes, deputeti demokrat, Eduard Halimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapi i dytë i opozitës do të jetë ndërmarrja e një nisme për hetim ndërkombëtar të aferës në fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ditën e hënë, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që bën të mundur hetimin e plotë ndërkombëtar të kësaj afere korruptive”, shtoi Halimi.

Sipas opozitës, krerët e mazhorancës, Rama dhe Meta janë bashkuar në një pakt kriminal për të fshehur korrupsionin.

Tani që po dalin në dritë aferat korruptive të kësaj çështje, Edi Rama dhe Ilir Meta janë bashkuar në një pakt kriminal. 600 mln euro të falura ose të ndara me CEZ nga Edi Rama, ndërsa Ilir Meta ka dëshpërimisht nevojë për miq, sepse akuzohet për 135 mln euro me aferën me kompaninë DIA dhe Kastriot Ismailajn”, akuzoi Halimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?