PD përgatitet për protesta
Për këto arsye,PD ka ftuar studentët që të protestojnë për të ndalur të keqen. Ndërsa shpreh mbështetjen për protestat, PD thekson se do të jetë me studentët në cdo lëvizje që do të bëjnë për të fituar të drejtat që u takojnë.
“Edi Rama po u pakëson cdo ditë shanset studentëve shqiptarë duke reduktuar kuotat e masterit dhe duke rritur tarifën financiare.
Eshtë e pabesueshme se si një Kryeministër ndërhyn në këtë mënyrë në projektet, ëndrrat dhe dëshirat që kanë të rinjtë për t’u arsimuar e për t’u përgaditur për të ardhmen.
Në vend që të lehtësojë jetën e tyre akademike, Edi Rama po u bëhet studentëve barrë e papërballueshme duke ulur me 40 përqind kuotat për masterat profesionalë dhe me 30 përqind kuotat për masterat shkencorë.
Po ashtu, vendimi që ai ka marrë për të paguar 30% të shumës që në momentin e parë të regjistrimit, është një tjetër shtrëngesë e papërballueshme për studentët.
Kjo sjellje armiqësore dhe ndërhyrje brutale në rrugën që studentët duan të ndjekin për t’u aftësuar e specializuar, është e papranueshme dhe nxjerr në pah tiparet e një Kryeministri që nuk e do shkollimin, nuk e do rininë të arsimuar”, thuhet në deklaratën e PD-së.