PD: Përmbytjet, qeveria la pa energji hidrovoret

 

Deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj kërkoi sot nga Ministri i Energjitikës të japë sqarime përse nuk u furnizuan hidorovoret me energji në zonat që janë përmbytur. Ajo kërkoi që ministri të informojë Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për reagimet e vonuara dhe në shumë zona, ende  të munguara  të shtetit në përballimin e emergjencës së përmbytjeve.

Sipa saj, "në jug dhe veri të vendit me qindra hektarë janë në pushtetitn e ujit, ku dëmet janë të jashtëzakonshme, dhe në Vlorë një person humbi dhe jetën. Deputetët demokratë vunë theksin tek papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë për marrjen e masave dhe thanë se shteti po dështon në këtë realitet të vështirë për mijëra banorë. Opozita kërkoi që përmbytjet të jenë kryefjalë e punimeve në komisionet parlamentare". 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?