PD: Përse nuk ndalohet makina e blinduar e Olsi Ramës

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka denoncuar sot mos zbatimin e ligjit për familjarët e kreut të qeverisë. Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se “Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga Edi Rama”.

Ish-deputeti i PD deklaroi se “makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave”.

Sipas tij, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeministrit.

Gjithashtu ish-deputeti i PD-së deklaroi se Policia e Shtetit duhet të sqarojë se përse ligji nuk funksionon “edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë”.

Makina e blinduar e Olsi Ramës

SHKARKO APP