PD: Përse Rama nuk e shkarkon Elvis Rroshin?

Partia Demokratike vazhdoi serinë e konferencave për shtyp, ku të rinjtë e kësaj force politike kërkojnë largimin e kryebashkiakut të Kavajës.

“Jam Edona 22 vjeç, studio për inxhinieri ndërtimi.

Ndoshta Edi Rama ka zgjedhur të heshtë, por unë dhe shumë shoqe të miat, duam ta pyesim; pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është i mjaftueshëm dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?

A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?

A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?

A ka menduar Edi Rama se duke mos u përgjigjur, ai rreshtohet me të keqen.

Çfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim, të shkarkojë Elvis Rroshin?” tha aktivistja e radhës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?