PD prapë me Artan Lamen
Nuk ndalon selia blu sulmet ndaj Lames. PD vazhdoi edhe sot të denoncojë atë që e quan skandal të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame. Përmes nje dalje nga selia blu, drejtoresha e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Lealba Pelinku tha se afera e Artan Lames është edhe më e madhe.
“Afera e përlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodrën, Fierin, Elbasanin, Tiranen 1, Tiranen 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milionë. Vlera totale e ndarjes së parave së bashku me aferën e Durrësit prej 650 milionë lekësh, të cilën e denoncuam dje, shkon në rreth 1 miliardë e 750 milionë lekë, apo 1.5 milionë USD. Njoftojmë Prokurorinë të veproje sa me shpejt, që të ndaloje pa u shpallur në buletinet e APP vendimet e javës së shkuar për zhvatjen e këtyre qindra milione lekëve për konsulenca, që ekzistojnë e po vjeterohen në sirtaret dhe serverat e ALUIZNI-t,” tha Pelinku.
Sipas Pelinkut fituesi i tenderit prej 650 milionë lekësh është bashkëshorti i drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse të Lames.
“Znj. Dervishaj është pikërisht personi që hartoi termat e references së tenderit, kriteret kualifikuese, përjashtuese për të tjeret, dhe vini re, tenderin e fiton bashkëshorti i saj, z.Dervishaj. Njeriu i Rames dhe Lames vendosi kritere të dedikuara për të skualifikuar të padëshiruarit, dhe për t’ia dhënë në tryezë burrit të saj”- u shppreh drejtoresha e Departamentit Anti-korrupsion në PD
Më tej në ragimin e saj, Pelinku u drejtoi në emër të PD-së, 4 pyetje kryeministrit Rama.
“Dje i drejtuam 4 pyetje z.Rama por që ai nuk pati gojë të jepte pergjigje per asnjeren. Sot po e pyesim:
A ju duket normale te shpenzohen 1.5 milione dollare per evidentime ne terren, kur keto matje po vjeterohen ne sirtaret dhe serverat e ALUIZNI-t prej vitesh?
A ju duken procedura te rregullta qe te tenderohen objekte me miliona euro brenda muajit për kompani, duke u dhënë nga 8,000 usd/dita, nderkohe qe ALUIZNI ka me qindra punonjes me experience dhe të trainuar dhe që po ecnin me ritme aq të larta sa u mburrët para 16 muajsh?
A na tregon dot të paktën një vend të korruptuar të botës, në të cilin tenderin e fiton bashkeshorti i drejtoreshës që harton kriteret kualifikuese për tenderin?”
KOHA JONË SONDAZH

