PD: Pro Senatit Akademik të UT që kundërshtoi Projektligjin për Arsimin e Lartë

“Partia Demokratike përshëndet vendimin e Senatit Akademik të UT, i cili miratoi qëndrimet e strukturave të tij pranë Fakulteteve, për të kundërshtuar Projektligjin për Arsimin e Lartë”.

Kështu deklaroi sot përfaqësuesi i kësaj force politike, Luçiano Boçi, duke shtuar se ajo i konsideron dhe i gjen të drejta e reale shqetësimet dhe konstatimet e stafeve akademike të UT për shkeljet kushtetuese të autonomisë financiare, akademike e institucionale,  për cënimin e parimeve themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës së të Drejtave të Njeriut,  për synimin e hapur të kontrollit të plotë qeveritar ndaj Universiteteve publike nëpërmjet Bordit të Administrimit dhe rrjetit të agjencive burokratike,  për përjashtimin e studentëve nga procesi i vendimarrjes.

“Ajo mbështet ndryshimet e kërkuara dhe angazhohet me instrumentat e saj ligjorë që kërkesat e stafeve akademike të UT, për rishikim të projektligjit, në shërbim të kushtetutshmërisë, autonomisë e konkurrencës së drejtë, të gjejnë shprehjen e tyre konkrete”, theksoi gjithashtu Boçi.

 

SHKARKO APP