PD: Qeveria, çdo javë një agresion të ri ndaj studentëve

Asnjë investim në arsim, asnjë shtesë për pedagogët, të gjitha në xhepat e qeverisë së korruptuar dhe të paaftë për të paguar borxhet.

Protesta e studentëve kundër rritjes së menjëhershme të tarifave nga qeveria është legjitime.

Popara se t’i asfiksojë ekonomikisht, qeveria ndërmori shumë hapa armiqësorë ndaj studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulja e numrit të kuotave për studimet master, mbyllja e disa filialeve, vendimi i papritur për shpërnguljen e tyre nga një godinë universitare me traditë, hedhja në rrugë e të gjithë atyre që duan studimet part time;  janë të gjitha dëshmi e një qëndrimi anti-arsim, anti-rini, anti-studentë, të Edi Ramës”, tha gjithashtu ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke shtuar se Partia Demokratike i përkrah kërkesat e studentëve, i sheh ato si të drejta e legjitime.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve t’u bashkohen studentëve në këtë protestë, me këtë kauzë të drejtë të pjesës më vitale të shoqërisë tone”, përfundoi ajo.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?