PD: Rama hesht prej 13 ditësh për krimin federal në SHBA

Partia Demokratike prej 13 ditësh akuzon kreun e qeverisë për krim federal në SHBA. Përsëri këtë të Hënë opozita ka vijuar me akuzuat për Kryeministrin Rama lidhur me foton abuzive ku sipas opozitës është realizuar me Presidentin Obama. Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të saj Arben Ristani, PD u rikthye akuzave në drejtim të kryeministrit Rama për pagimin e 80 mijë dollarëve me prejardhje kriminale për të siguruar një foto me presidentin amerikan Barack Obama.

Në deklaratën e tij, Ristani u shpreh që: “Prej 13 ditësh, shtetasi i huaj numër 2, siç e quan FBI, ose Edi Rama, aktualisht kryeministër i vendit, është publikisht nën akuzë se ka investuar një krim federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke futur në mënyrë të paligjshme 80 mijë dollarë në fushatën e Obamës, për të siguruar një foto me të. Foto, të cilën më pas shtetasi i huaj numër 2, pra Edi Rama, e përdori në fushatën e zgjedhjeve politike në Shqipëri në vitin 2013”, ka deklaruar Ristani.  Në emër të opozitës ai ka akuzuar kryeministrin se vetëm hesht në një kohë kur për “shtetasin e huaj numër 2” kanë shkruar gazetat më të mëdha të globit.

Më tej ai ka vijuar duke nënvizuar se: “Gjithkush e di, gjithkush e tregon me gisht. Vetëm ai hesht. Ndërkohë që dorasi, Bilal Shehu e ka pranuar krimin dhe pritet të dënohet në vjeshtë deri në 5 vite burg dhe 250 mijë dollarë gjobë, sipas ligjit amerikan, porositësi, shtetasi numër 2, Edi Rama duhet urgjentisht të merret nën hetim nga prokuroria shqiptare për veprat penale të ndikimit të paligjshëm, të fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave”,- ka thënë Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tej opozita shprehet se krahas hetimit kryeministri ka detyrimin të përgjigjet para shqiptarëve dhe opinionit publik për një sërë pyetjesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ku i mori 80 mijë dollarë që pagoi për një foto me Obamën? Kush është burimi i këtyre parave? Kush është donatori? A janë para të ligjshme, apo para që vijnë nga aktivitet kriminal? A është investuar krimi federal me para droge e trafiku? Këto janë pyetje që shtetasi i huaj numër 2, ose Edi Rama, nuk i shmang dot. Sa më shumë e zvarrit transparencën dhe llogaridhënien, aq më shumë vetë denoncohet si autor i këtij krimi të shumëfishtë”,- ka shtuar Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?