PD: Rama i skaduar, dje thoshte nuk jemi të kërcënuar sot bërtet luftë (VIDEO)
Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili dje thoshte se nuk ndihet i kërcënuar, ndërsa sot shprehet se jemi në luftë. Përmes një postimi në facebook, pohon se Shqipëria ka në krye të vendit një kryeministër të skaduar, që sapo është zgjuar nga gjumi dhe më në fund e ka kuptuar situatën.
Postimi i plotë
Sot bërtet luftë, luftë, luftë…..por përpara një jave thoshte nuk jemi të kërcënuar! Mirë që u zgjua nga gjumi dhe e kuptoi situatën!