PD: Rama po diskriminon tropojanët

Kreu i degës së Partisë Demokratike, Xhevdet Hoxha, tha se kryeministri Rama duhet të rrisë investimet për zonën dhe të mos diskrimonojë banorët për shkak të përkatësive politike.
Sipas Hoxhës edhe aksioni për vjedhësit e e energjisë po bëhet selektiv dhe në pranga po përfundojnë të varfërit dhe të pafajshmit.
“Gjatë ditëve të kaluara janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë persona të pafajshëm, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me vjedhjen dhe abuzimin e energjisë elektrike. Janë mbajtur për orë të tëra në komisariatin e policisë thjeshtë se kanë qenë anëtarë demokat dhe për të bërë presion mbi popullin e Tropojës”, u shpreh kreu i demokratëve të Tropojës, Xhevdet Hoxha.