PD: Rama pranoi se ka paguar 80 mijë USD për foton më Obamën

Partia Demokratike i është përgjigjur sot reagimit të Kryeministrisë për çështjen e fotos me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama në vitin 2012.

Sipas PD, me qëndrimet e fundit që po mban Kryeministri Rama dëshmon se ai është personi që ka porositur pagesën e 80 mijë dollarëve.

Reagimi i PD:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Reagimi i dëshpëruar i Ramës përmes zyrës së tij të propagandës konfirmon faktin së është ai shtetasi i huaj që ka porositur pagesën e paligjshme 80 mijë dollarë për të përfituar një foto me Presidentin Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky që nuk mungon të komentojë gjithçka mbi këtë rruzull, ka 5 ditë që hesht teksa zyra e tij e propagandës cilëson Reuters dhe Zërin e Amerikës si media të paguara nga Partia Demokratike.

Ndërkohë që e pret një tjetër padi për këtë shpifje të pacipë, Edi Rama vazhdon të mos ju përgjigjet pyetjeve: “Ku i mori 80 mijë dollarë Edi Rama kur kishte deklaruar një pasuri prej 3 mijë Euro? A janë këto 80 mijë dollarë para rryshfeti apo korrupsioni? Çfarë ju premtua në këmbim sponsorizuesit të 80 mijë dollarëve?”

Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të mos fshihet pas zyrës së propagandës, por të dalë para shqiptarëve dhe para drejtësisë për tu përballur me të vërtetën”.

Rama: I vetmi “krim”, një foto me Obamën kur Berishës i kishin mbyllur dyert në SHBA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?