PD: Rama të lërë lakrorin dhe kërnackat e Korçës, por të mbledhë Shtabin e Emergjencave

Duke u nisur situata e përmbytjeve në vend Partia Demokratike ka përsëritur apelin për kryeministrin Rama që të marrë masa.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat PD thotë se Rama të lërë lakorin  dhe kërnackat nga Korça dhe të mbledhë shtabin e emergjencave.

“Partia Demokratike përserit thirrjen ndaj kryeministrit Rama të çohet nga sofra e lakrorëve dhe kërnackave të fundjavës e të mbledhë shtabin e emergjencës. Situata nuk përballohet me deklaratat infantile e të papërgjegjshme të ministrave të tij e as duke sulmuar opozitën. Mijëra shqiptarë janë goditur nga moti i keq dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Të ndalet menjëherë keqpërdorimi i policisë dhe agjensive të tjera për të goditur e terrorizuar qytetarët dhe të vihen në shërbim të tyre. Të ndalen aksionet abuzive që i nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre pa dëmshpërblim si në rastin e Vlorës dhe të fokusohet e gjithë vëmendja dhe energjitë për të shpëtuar jetët dhe pronat e qytetarëve të rrezikuar.”

SHKARKO APP