PD: Rama të tërheqë banditët, ose vetëmbrojtje civile

Drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan në spital Kid Kazazin, kreun e FRPD Kavajë, të plagosur sot me armë nga Saimir Kurti, drejtues i Ramës në PS-në e Kavajës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Rroshit.

Duke e dënuar me forcë ngjarjen, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u shpreh se kjo ngjarje e rëndë është e nxitur tërësisht nga kryeministri Rama i cili ka veshur me pushtet banditë dhe të inkriminuar në të katër anët e vendit. Ai i bëri thirrje Edi Ramës të reagojë dhe të tërheqë kriminelët që mbështet e që u ka dhënë pushtet, ndryshe Partia Demokratike dhe qytetarët do të marrin të gjitha masat e mundshme për të garantuar jetën e për të siguruar vetëmbrojtje civile.

“Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë dhe dy qytetarë të tjerë janë plagosur nga plumbat e një njeriu që ka ikur nga vendi i ngjarjes me makinë dhe nën shoqërimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës. Për ne ngjarja është shumë e rëndë dhe kjo ngjarje tregon se banda me Ramën në krye nuk po ndalet me mënxyrat që po i shkakton këtij vendi. Banda nuk ndalet duke derdhur gjak shqiptarësh të pafajshëm, duke derdhur gjak demokratësh. Ajo që është e dhimbshme është historia e kësaj partie dhe demokracie shqiptare që kaloi nga gjaku i Josif Budës dhe tani kërkon edhe gjakun e Kid Kazazit. Ngjarja është e dhimbshme dhe ajo që ne mund të theksojmë është që Rama duhet të tërheqë menjëherë kriminelët e tij të tipit Armando Prenga të cilët po skuqin Shqipërinë nga veriu në jug. Duhet ti tërheqë patjetër ndryshe shqiptarët dhe Partia Demokratike janë në kushtet e vetëmbrojtjes dhe duhet të marrin të gjitha masat për tju përgjigjur bandës në pushtet me të gjitha mjetet e mundshme për t’u ruajtur e për tu vetëmbrojtur”, tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nga mediat mbi motivet e ngjarjes në Kavajë, Ristani tha ngjarja ishte e parapërgatitur dhe se autori ka pasur mbrotjen dhe shoqërimin nga kryetari i PS-së së këtij qyteti. Sekretari i Përgjithshëm tha se situata në Kavajë është tepër e rëndë dhe e frymëzuar politikisht nga kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne u njohëm me ngjarjen e cila ka ndodhur mbi bazën e provokimeve banale. Ajo që ka ndodhur është se ai ka shkuar i përgatitur me pistoletë në brez dhe siç u thashë është larguar nën shoqërinë e kryetarit të PS-së së Kavajës dhe në makinë të tij. Ngjarja është e frymëzuar politikisht ashtu siç u thashë nën shembujt e Armando Prengës. Nga veriu në jug Rama po sponsorizon dhe po nxit kriminelë të tillë për të derdhur gjak opozite dhe gjak shqiptarësh. Situatën e vlerësojmë shumë të rëndë dhe në rast se nuk ka masa të shpejta nga Rama dhe banda e tij shqiptarët janë në kushtet e mbrotjes së nevojshme dhe duhet të marrin të gjitha masat për t’u përgjigjur situatës”, tha Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?