PD reagon për sulmin terrorist në Berlin dhe vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

Partia Demokratike ka reaguar sot për dy ngjarjet terroriste të ndodhura në Turqi dhe Berlin.

Deklarata e PD për sulmin terrorist në Berlin:

Një akt i rëndë terrorist goditi sot Gjermaninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky krim makabër ndaj qytetarëve të pafajshëm të Berlinit objektivin parësor ka goditjen e sistemit tonë të vlerave të lirisë dhe paqes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe kancelares Merkel.

Si miq, si aleatë dhe partnerë Partia Demokratike shpreh bindjen se kjo valë terrori nuk do të thyejë dot shpirtin e qytetërimit tonë, përkushtimin tonë të vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Deklarata e PD për vrasjen e ambasadorit:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi vrasjen e ambasadorit rus në Turqi. Vrasja e një diplomati në detyrë është një akt i rëndë që cënon thelbësisht atë çfarë kemi më shumë nevojë në këto kohë të veshtira, komunikimin dhe mirëkuptimin mes palëve.

Partia Demokratike i shpreh ngushëllime familjes së ambasadorit dhe autoriteteve ruse në këto çaste të rënda për ta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?