PD: SPAK të nisë hetimin për supervjedhjen me rrugën Korçë-Ersekë. Miku i Ramës fitues i paracaktuar
Partia Demokratike ka reaguar sërish sot përmes sekretarit të Burimeve Njerezore, Ervin Minarolli lidhur me aksin Korçë-Ersekë, të cilën e konsideron supërvjedhjen e radhës nga qeveria.
“Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë. Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar.
Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 tetor se do të fitonte tenderin. Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë. 👇” -shkruan Minarolli përmes një statusi në facebook.