PD sulmon Ramën për foton 80 mijë dollareshe
Grida Duma nga selia blu solli në vëmendje raportimet e ditëve të fundit në mediat e huaja për këtë çështje, duke theksuar se Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra, ndikim të paligjshëm, mosdeklarim të pasurisë, dhe pastrim të parave.
“Mediat më të rëndësishme të botës, nga Bloomberg në SHBA tek politico në Bruksel, kane nxjerrë fakte të reja për krimin federal të pagimit të 80 mijë dollarëve për foton e Ramës me Obamën.Dy janë faktet e reja që sjell media botërore.Një biznesmen grek, Ëilliam Argeros, me qendrim në Kaliforni ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e rilindjes. Dhe fakti tjetër është se mediat e Ëashingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve. Pra shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Ëashington e tregojnë me gisht.Megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht.Nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën? Cili është burimi?”, tha sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD.
KOHA JONË SONDAZH

