PD: Thellohet skandali i 5-vjeçares, askush nuk mban përgjegjësi

“Kemi të bëjmë me shkelje të nenit 27 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, të nenit 37 të Konventës Për të Drejtat e Fëmijëve, të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjit për Policinë e Shtetit”, tha ai.

Duke shtuar se përmes këtij rasti, në çdo vend demokratik, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm do të ishin alarmuar, do të ishin vënë në lëvizje për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

“E vetmja gjë që bën Kryeministri Rama janë sulmet ndaj opozitës, e cila nxori në dritë këtë abuzim”, apeloi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke përfunduar se derisa Edi Rama dhe ministri i tij, nuk shfaqin asnjë shenjë pendese, asnjë shenjë reflektimi, duke mos nxjerrë përgjegjësit e përgjegjësitë, PD i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj policëve e shefave të tyre, ndaj gjithë segmentit që është përfshirë dhe kanë pasur dijeni për këtë vepër penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?