PD, thirrje Ramës: Të falen kamatëvonesat e energjisë, ose përballu me protesta!
sepse qytetarët nuk kanë mundësi të paguajnë dritat. Ajo argumenton se është rritur papunësia dhe çmimet janë rritur po ashtu, duke i bërë thirrje qeverisë që të falë kamat-vonesat. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, tha më tej se: “Kryeministri Rama po provon çdo ditë se nuk e njeh realitetin, pasi shqiptarët po jetojnë në vështirësi ekonomike dhe po zhyten me keq akoma,” dhe në këtë situatë Duma thotë se shqiptarët kanë mundësi ta paguajnë energjinë elektrike, jo se nuk duan ta paguajnë. – “Shqiptarët nuk kanë me çfarë ta paguajnë energjinë se qeveria ka mbyllur vende pune dhe nuk po shtohet asnjë vend i ri pune. Nuk kanë me se të paguajnë shqiptarët, sepse faturat e vendosura janë abuzive dhe dhjetë herë më shumë, po ashtu janë abuzive edhe kamatëvonesat mbi ta. Shqiptarët kanë humbur 22 mijë vende pune dhe jeta shtrenjtohet çdo ditë e më shumë. Ndaj skema e paraqitur një ditë më parë është për të hedhur hi syve”, – tha Duma, e cila ka akuzuar më tej qeverinë se energjia vidhet nga ata që e administrojnë energjinë elektrike dhe pohoi se ka vetëm një zgjidhje, falje e kamatëvonesave, pezullim të faturave abuzive, shqyrtim të shpejtë të ankesave të qytetarëve shqiptarë, ose ndryshe kjo forcë politike i fton shqiptarët që të dalin në protesta dhe ajo është gati t’i mbështesë ata.