PD: Tuneli i Llogarasë u kushtoi shqiptarëve 28 milionë euro për kilometër

Partia Demokratike ka denoncuar se shkeljet dhe abuzimet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, u kushtuan shqiptarëve 28 milionë euro për kilometër.

Zëdhënësja e e Anti-Korrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat u shpreh se “është hera e parë që denoncojmë aferën e ndërtimit të Tunelit të personalizuar të Llogarasë, prandaj do të listojmë një seri shkeljesh, abuzimesh dhe vjedhjesh”.

“Tuneli u ndërtua në vlerën 28 milionë euro për kilometër. Ndërsa supervizimi u fitua nga bashkim operatorësh pjesë e të cilit ishte kompania Net Group shpk në hije e ish Drejtorit të ARRSH Evis Berberit i cili së bashku me pronarin në letra të kësaj shoqërie u arrestuan për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrata e supervizimit kushtoi rreth 1.9 milionë euro.

Edhe pse tuneli është i hapur për përdorim nuk dihet nëse punimet janë marrë në dorëzim nga AK dhe ka përfunduar kolaudimi i tyre në përmbushje të detyrimeve ligjore përpara hapjes për përdorim të veprave infrastrukturore“, deklaron ajo.

SHKARKO APP