PD: Vangjel Kosta, ish-gjyqtar i Enver Hoxhës. Shtylla, kamikaze politike
Deputeti Eduard Halimi ka thënë se Vangjel Kosta është një ish-gjyëtar i kohës së Enver Hoxhës, ndërsa Albana Shtylla një kamikaze politike.
“Kërkon të çojë në KLD, ish- gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë, dhe atë që kanë dhënë prova se shndrrohet lehtësisht në kamikaze politike sa herë flet udhëheqësi i Partisë jo më larg se 1 vit më parë”, ka thënë Halimi në një konferencë për shtyp.
“Rama kërkon të zhdukë atë që është ndarë vite më parë, pushtetin e qeverisë me atë të drejtësisë. Kërkon t’i bëjë një poltikën dhe drejtësinë për të futur në burg qytetarët. Drejtësia Ramës i duhet që të shkatërrojë pasurinë e qytetarëve më keq se në kohen e diktaturës, të arrestojë qytetarët për të paguar gjobat e qeverisë. Gjykatat i thonë mos prish pa vendime gjykata, mos arresto qytetarë si sabotatorë
Gjyqësori mos tulatet nga diktatorët e vegjel por të mbrojë të drejtat e qytetarëve që po nëpërkëmben nga qeveria”, vijoi më tej ai.