PDBNJ i prezanton kandidatët e saj në Athinë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, prezantoi dje në Athinë kandidatët për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, për bashkinë e Finiqit, Jani Babi, për bashkinë e Dropullit, Kosta Ziso dhe për bashkinë e Konispolit, Anastas Guda.

“Në prani të qindra pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek me banim në Athinë, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, prezantoi prioritetet e partisë në zgjedhjet e 21 qershorit. Kandidatët nga ana e tyre folën për programet respektive të bashkive ku kandidojnë. Takimi u përshëndet nga Zv/ministri i Shtetit, Terens Kuik, Konstantinos Barkas, deputet i SYRIZA, si dhe nga zëdhënësi i shtypit të Demokracise se Re, Konstantinos Karagounis,”thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?