PDIU, Doda: Rama s’ka pasur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda sqaron situatën e krijuar nga nisma e Edi Ramës për të ndryshuar Kushtetutën.
Përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “facebook”, Doda shprehet se Rama nuk ka pasur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve.
Reagimi i Mesila Dodës
Sqarim për të gjithë opinionin publik…
Genjeshtari psiqik vazhdon të tentojë të manipulojë opinionin… nuk ka pasur kurrë hallin e listave të hapura, por kërkon me çdo çmim heqjen e koalicioneve… nuk mund të vazhdojë të mashtrojë ditën për diell dhe të flasë në emër të shqiptarëve që i ka vjedhur e masakruar për 7 vite.
Kush i pyeti shqiptarët si e duan sistemin? Sistemi duhet vendosur vetëm me referendum, në një sistem demokratik, e ku ka siguri vote, jo ku krye-gangsteri i plakur e në ikje lëshon ortakët kriminelë që ta mbajnë ende në pushtet me trafik e dhunë.
Në çdo rast të dhunimit të Kushtetutës ka vetëm një çmim për t’u paguar e atë do e paguajë Edi Rama personalisht, jo shqiptarët.