PDIU: Është e vërtetë që nuk ka çamë në Dibër, por ne fituam

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur fitoren e kandidatit të majtë në Dibër, Muharrem Rama. Në deklaratën e PDIU thuhet se “Është e vërtetë që nuk ka shqiptarë të Çamërisë në Dibër, por ka PDIU, sepse ka dibranë patriotë që e duan Shqipërinë dhe kombin shqiptar”.

Deklarata e plotë e PDIU:

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uron fituesin e garës për kryetar të Bashkisë së Dibrës, z. Muharrem Rama. Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane është një fitore për Dibrën dhe dibranët. Po ashtu, fitorja është përgjigja më e mirë ndaj sulmit të paprecedent njëmujor, jo vetëm nga kundërshtari politik, por dhe turlifarlloj pseudosnalistësh, të cilët, në kufijtë e racizmit etiketuan degën e PDIU me epitete si çamët e Dibrës, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e vërtetë që nuk ka shqiptarë të Çamërisë në Dibër, por ka PDIU, sepse ka dibranë patriotë që e duan Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Prandaj, urojmë z. Rama, ASHE-në dhe degën e PDIU-së në Dibër dhe, veçanërisht, shprehim mirënjohjen për dibranët, për mbështetjen që i japin PDIU-së, larg barrierave antikombëtare krahinore, që  pseudoanalistë me frymëzime partiake duan të fryjnë në dëm të dobisë kombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?