PDIU kërkon post Ministri pa mbaruar votimi në Dibër

PDIU fillon e zbulon marrëveshjen me Edi Ramë. Kërkon post ministri akoma pa mbaruar numërimi në Dibër.

Ka qenë sot që në orët e para të mëngjesit një eksponent i lartë i kësaj partie, Ermal Telha, sekretar i PDIU-së, i cili në emisionin ‘Rreze Dielli” deklaroi hapur, se të gjitha strukturat e saj në Dibër, nga i fundit te i pari, kanë qenë të inkuadruar në funksion të fitores së kandidatit të PS-së, Muharrem Rama. Ai deklaroi jo pa mburrje se kjo parti ka punuar maksimalisht për fitoren e kandidatit të majtë për bashkinë Dibër, Muharrem Rama.

Në funksion të kësaj, duke u ndalur tek lëvizjet e ardhshme të PDIU-së nëse kandidati i majtë fiton zgjedhjet në Dibër, Telha ka thënë me gojën plotë, se PDIU meriton një post në kabinetin qeverisës, pasi kjo fitore do të tregonte qartë fuqinë e vërtetë të PDIU-së. Nga entuziasmi dhe mënyra se si e artikuloi këtë deklaratë sekretari i partisë së çamëve, kuptohej qartë se mes kryetarit të tyre Shpëtim Idrizi dhe kryeministrit Rama, ashtu si edhe është përfolur shpesh kohët e fundit, ka pasur një marrëveshje paraprake, pikërisht për këtë ditë. Duket se dhënia e disa drejtorive të rëndësishme nga kryeministri për partinë që po zëvendëson çdo ditë edhe më shumë LSI-në, ka qenë vetëm një paradhënie për ti praprirë postit të kaq shumë lakmuar nga Idrizi, atë të ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj fushate u pa hapur se aleati i preferuar i Ramës tashmë nuk është Ilir Meta, por Shpëtim Idrizi. LSI-ja u shmang fare nga këto zgjedhje, madje edhe u injorua kur jo vetëm në mitingun përmbyllës për kandidatin Rama, e gjithë Peshkopia ishte mbushur me flamuj të “Rilindjes”, PS-së dhe PDIU-së dhe nuk shihej as për nishan një symbol i LSI-së, e cila qëndoi në këtë koalicion vetëm formalisht, ose si thotë populli, “sa për emër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe epërsisë që ka deri në këto momente kandidati i Ramës dhe Idrizit, Ermal Telha deklaroi pa e fshehur mburrjen, se ky rezultat nuk përbën surprizë dhe se ai është ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kontributi i PDIU-së.

“Nuk është surprizë rezultati i deritanishëm në Dibër. Ky rezultat është një detaj që tregon forcën e vërtetë të PDIU-së. Nëse Bashkia e Dibrës fitohet nga Muharrem Rama, ne e meritojmë një vend në kabinetin ministror pasi tregon se PDIU është aleate e fuqishme e ASHE-së”, tha Telha sot në mëngjes për “Report TV”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?